Nëse ju shqetësojnë aknet dhe jeni në kërkim të produkteve që do ti eleminojnë ato, atëherë ju sjellim disa këshilla se si të kujdeseni për fytyrën tuaj dhe çfarë duhet të përdorni për të më poshtë:

Përdorni një larës fytyre me përbërës parandalues të akneve

Përdorni një larës të fytyrës pa vaj që përmban acid salicilik. Përbërësi është antibakterial dhe ndihmon shtresimin e qelizave të vdekura të lëkurës, të cilat mund të bllokojnë poret tuaja.

Përdorni një Furçë “Soft-Skin Cleansing”

Duart mund ta irritojnë më shumë lëkurën tuaj ndonjëherë. Ndaj sugjerohet furça e cila është bërë nga silikoni antibakterial dhe jep 7.000 vibrime në minutë për të pastruar thellë lëkurën tuaj pa e irrituar atë.

Përdorni krem, i cili pengon që lëkura juaj të dëmtohet dhe të irritohet

Këtë krem mund ta zgjidhni në bazë të lëkurës suaj, por këshillohet të vihet 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë duke larguar mundësitë që lëkura juaj të irritohet shkruan who.

Përdorni fondatinën e duhur për lëkurën tuaj

Është e rëndësishme të përdorni fondatinën që i përshtatet fytyrës suaj, në mënyrë që ajo mos të dëmtohet. Zgjidhni një fondatinë që jo vetëm do mbulojë problemet në fytyrën tuaj, por do të ndihmojë në luftën e tyre gjithashtu.

Përdorni sa më shpesh maska me argjilë

Nata është momenti më i mirë, kur mund t’i luftoni aknet dhe problemet në fytyrën tuaj. Përdorni sa më shpesh maska prej argjile për lëkurën tuaj, ato e pastrojnë në thellësi, eliminojnë thatësinë dhe e lënë lëkurën shumë të butë

MUND TË JU PËLQEJNË