Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka folur në Kongresin Amerikan për atë që Serbia ka bërë në Kosovë.

Jahjaga është përshkruar nga Engel, si një aktiviste që ka ndihmuar rastet e luftës, e sidomos gratë.

“Ne do të donim të shfrytëzonim këtë rast për të shprehur pjesë nga historia jonë e dhimbshme dhe të marrim përkrahje për kërkimin e drejtësisë”, ka thënë Jahjaga në Kongresin Amerikan.

Ajo thotë se edhe përkundër mijëra shqiptarëve që u preken drejtpërdrejt nga lufta, përkundër se Kosova numëron aq shumë të vdekur nga lufta, e të tjerë viktima të dhunës, Serbia akoma mohon cdo krim.

“Ka pasur më shumë akuza për UCK’në se sa për krimet që kanë kryer serbët, e që kanë qenë të organizuara mirë”, është shprehur Presidentja Jahjaga.

Bashkë me Jahjagën në Kongres do të dëshmojë edhe Vasfije Krasniqi – Goodman, e cila është gruaja e parë që ka rrëfyer historinë e saj të dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës.

“Ajo bërë historinë duke qenë viktima e parë që ka treguar për dhunimin e saj, duke iu dhënë kurajo edhe shumë viktimave të tjera”, ka thënë Kongresmeni Engel.

MUND TË JU PËLQEJNË