E madhja e këngës sonë, Leonora Jakupi, ka lindur më 3 mars. Horoskopi tregon se njerëzit e lindur në këtë muaj, pra në mars, janë të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Ju kujtojmë se muaji i lindjes mund të përcaktojë karakteristikat e një personi dhe sjelljen e tij/saj.

Në artikullin e sotëm do u tregojmë se çfarë i dallon njerëzit e lindur në mars nga të tjerët.

Shumicën e këtyre karakteristikave, që i tregon zodiaku, i takojnë edhe divës të muzikës sonë, Leonora Jakupit.

Së paku, kështu mendojmë ne, në bazë të asaj prej kur e sa e njohim.

Lexoni shkrimin në vazhdim dhe jepni edhe ju vlerësimin tuaj: A është e tillë Leonora me këto karakteristika?

Janë të sinqertë
Të lindurit në mars janë njerëz kurajoz. Ndershmëria është shumë e rëndësishme për ta. Preferojnë të vërtetën e hidhur më mirë se një gënjeshtër të ëmbël.

Janë të ndershëm
Dallohen për ndershmërinë e tyre. Ndjekin gjithmonë rregullat e tyre dhe nuk kopjojnë kurrë atë që bëjnë të tjerët. Kjo i bën shumë të veçantë. Janë të sigurt tek vetja. Ndërkohë, mësojnë nga gabimet dhe eksperiencat e tyre.

Janë misteriozë
Atyre nuk u pëlqen të flasin hapur për ndjenjat e tyre. Janë të ndershëm, por jo aq të guximshëm. Ja përse ndonjëherë është e vështirë të kuptosh apo të dish se çfarë mendojnë.

Kanë sukses
Të lindurit në muajin mars kanë një imagjinatë të zhvilluar. Kanë shumë ide dhe opinione eksituese. Kanë sukses në thuajse çdo fushë.

Janë unikë
Origjinalitetin dhe kreativitetin e kanë që nga lindja. Janë shumë të pavarur. Njerëzit nuk mërziten kurrë me ta. Të gjithëve u pëlqen t’u rrinë pranë, e madje edhe të jenë si ata.

Janë besnikë
Janë shumë besnikë, të përkushtuar dhe të devotshëm. Ja, pra, pse shpesh konsiderohen si partnerë idealë në një marrëdhënie.

Janë bujarë
Njerëzit e lindur këtë muaj nuk dinë çfarë është egoizmi. Besojnë se veprimet e njerëzve mund të ndryshojnë botën.

Janë të fortë
Janë të fortë emocionalisht. Janë në gjendje të kontrollojnë ndjenjat e tyre, pavarësisht situatës. Njerëzit e lindur në mars janë, gjithashtu, shumë romantikë.

Jetojnë të sotmen
Atyre nuk u pëlqen të nxitohen. Kjo i ndihmon të vlerësojnë se çfarë po ndodhë në të tashmen. Analizojnë gjithnjë gjithçka para se të reagojnë apo të marrin vendime.

E ka qëlluar apo jo zodiaku më së miri e di vetë Leonora, e cila, për sukseset e saj gjatë karrierës mori edhe epitetin, siç edhe e përshkruan horoskopi – e veçanta.

Pra, e veçantë në jetë, e veçantë në skenën artistike. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË