Naser Rafuna është ndër aktorët dhe komedianët më të dashur për publikun shqiptarë.

Ai karekterizohet me skeçet e tij të veçanta të cilat mirëpriten tej mase nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Në tri seriale televizive, siç janë “3 gjermant e trashë”, “Kafeneja Jonë”, e së fundi në serialin vendor “Çka ka shpija”, komediani e ka treguar vetën, duke dëshmuar talentin e tij me mjeshtri e profesionizëm.

Por i gjithë ky sukses, sigurisht që lyp mund e sakrificë, përderisa ne e shohim me komoditet nga shtëpitë tona.

E Naseri e ka shpalosur një moment nga puna e tij e lodhshme por që gjithmonë rezulton me sukses. Me një storie në Instagram aktori ka publikuar një fotografi në të cilën shihet i shtrirë në divan duke fjetur.

“Pushim Xhirimi
Pushim!!! N’gjum të thellë”, ka shkruar ai duke treguar një nga prapaskenat e projekteve të tij të suksesshme./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË