Vetëm gjatë 9 muajve të fundit, janë depozituar rreth 1671 padi për zgjidhje martese. Ndër to, 461 janë të përfunduara, ndërsa pjesa tjetër, më shumë se 70% janë ende në shqyrtim.

Një vit më parë, kërkesat për divorc ishin 1563 ndër të cilat 447 janë zgjidhur. Pra, brenda një viti vihet re që divorcet janë rritur me rreth 7% .

Përveç kërkesës për divorc, sipas Monitor janë shtuar edhe paditë për pension ushqimor. Specialistët thonë se kjo ndodh në rastet kur bashkëshorti nuk jep pagesën mujore të detyruar për fëmijën.

2 nga 4 nëna të divorcuara nuk marrin pagesën e plotë të mbështetjes së fëmijës dhe detyrohen të lënë punën që kanë patur më parë, për t’ju përkushtuar të vegjëlve. Sigurisht, një proçes i tillë shoqërohet me paragjykime dhe vështirësi të llojeve të ndryshme.

Përveç gjithë problemeve të tjera që shoqëria jonë has, një tjetër arsye e rritjes së numrit të divorcit lidhet me faktin se shqiptarët po martohen më pak dhe bashkëjetojnë më shumë. Pra në raport me vitin e shkuar, numri vërtetë duket sikur është rritur, por në fakt problemi është tek reduktimi i martesave.

MUND TË JU PËLQEJNË