Prej disa ditësh moderatorja e sportit, Ilda Bejleri ka nisur pushimet dhe ndodhet në Greqi. Nga atje Ilda i ka mahnitur të gjithë me fotot që ka postuar nga pishina e nga vendet që ka vizituar.

Ditën e sotme vetë Ilda ka zbuluar se në Greqi ndodhet me dy prindërit e saj. Ajo ka postuar një foto të tyre nga pishina dhe shkruan: “Dashuritë e mia”.

Ilda së fundmi ka qenë në vëmendje edhe për largimin nga Supersport. Dje në një intervistë për “Pushime on Top”, Dritan Shakohoxha u shpreh se ka qenë ai i pari që e ka punësuar Ilda Bejlerin në televizion dhe ishte ai që i dha lajmin e largimit nga puna.

Ilda reagoi duke thënë: “Nga puna të heqin e të marrin pronarët, jo komentatorët e ndeshjeve”.

MUND TË JU PËLQEJNË