I ftuar në emisionin e humorit “Xing me Ermalin” do të jetë reperi i njohur Getoar Selimi.

Pas 4 vitesh mungesë në skenat televizive. Ghetto do të vij në “Xing me Ermali” duke argëtuar publikun në sallë dhe shikuesit me batutat e tij, që me siguri do tju mbërthejnë sonte para ekranit.

Shumë i komentuar për pamjen e tij dhe një ndër reperat më të preferuar nga femrat, Getoari ka treguar në studio se çfarë bën me mjekrrë që të gjithë e kanë fiksim.

“Kur zgjohem nga gjumi mezi e gjej gojën”-ka rrëfyer reperi, ndërkohë që i gjithë publiku ka nisur të qesh me të madhe.

MUND TË JU PËLQEJNË