Valdete Bllaca nga Gjilani vrau prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas vetën. Ky rast tronditi mbarë opinionin në Kosovë dhe jo vetëm.

U mësua se në shtëpinë ku ndodhi vrasja u gjetën dhe u sekuestruan 17 gëzhoja të plumbave të armës Glock 19, me të cilët është kryer krimi. Ani pse, ajo i kishte qëlluar ata dhe vetën me nga dy plumba në kokë, shkruan “Kosovarja”.

Dyshohet se policja qëndroi rreth 3-4 orë mes kufomash.

Bllaca, thuhet se nuk ishte stabile psikologjikisht dhe se po konsultohej me psikolog. Ajo, ishte megjjthatë aktive në rrjetet sociale.

Në disa postime, ku shoqet e komplimentonin për pamjen, ajo u ishte kthyer me një farë mosbesie dhe të qeshura. E, njëres i ka dërguar edhe foto se si po dukej për momentin.

Në foton dërguar mikes së saj, ajo dukej e qeshur dhe në disponim.

MUND TË JU PËLQEJNË