Pasi u nis pak ditë më parë për pushime, Capital T u detyrua t’i lë në gjysmë për një arsye shumë të veçantë.

Ai fillimisht postoi një fotografi në Instagram duke treguar se është nisur për Kosovë me avion privat dhe se do të publikonte një video për fansat e tij.

Më vonë, u zbulua çfarë bëri reperi.

Artisti iu bashkua nxënësve të shkollës ku mësoi vet në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor.

Capo hyri sërish në Instagram për të ndarë fotografi dhe për të shprehur emocionet e tij.

“Sot ishte ni dite e veçant per mu pas shume vitesh u ktheva ne lagjen ku jam rrite aty ku e kam kry shkollen fillore, shume kujtime t’mira shume emocione po edhe krenari , pata rastin me taku disa fmi t’jashtezakonshem shume ma t’mire se gjenerata jone, shkolla me ni super organizim, jom shume shume i lumtur qe andrra qe ka nise po n’ket shkolle mu bo realitet, qe ni dite t’bukur si kjo kom me u kthy e me dhon ni kontribut ktu, e falenderoj zotin qe ma dha mundsine edhe uroj qe nga kjo shkolle te dalin personalitete e njerz t’mdhaj e shume t’sukses’shem — i juaji Trim Ademi / Capital T
PS
Kerkoj falje qe ska dal sot video per shkaqe teknike besoj qe neser ne mesdite e publikojme”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi./Prive.al

MUND TË JU PËLQEJNË