Seriali vendor “Çka ka shpija” është njëri ndër seialet më të shikuar në vend.

Përmes figurave të ndryshme stilistike, personazhet e serialit e paraqesin njëkohësisht realitetin në familjet shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Secili aktor dallohet për karakteristikat interesante të karakterit të tij/saj që jo domosdoshmërisht janë të njejtë edhe në realitet.

Naser Rafuna i njohur me rolin e “Xhek Setres”, është personazhi kryesor që luan rolin e kryefamiljarit që njekohëssht është një personazh mjaftë popullor.

Pavarësisht të qeshurave, dhe momenteve epike që iu ndodhin gjatë xhirimeve, ata njëkohësisht edhe përballen me lodhje pasi xhirimet zgjatin me orë të tëra.

E këto lodhje për disa nga aktorët shpesh rezultojnë me gjumë. Është Naser Rafuna, i cili ka treguar një pjesë nga prapaskenat ku shihen aktorët duke fjetur.

“Kur lodhesh e kputesh në xhirim”, shkroi ai krahas një storie në Instagram/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË