Sot është konfirmuar një rast i ri me koronavirus.

Kështu numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 21.

Sipas IKSHPK-së rasti i fundit është një 46 vjeçar, nga Janjeva e komunës së Lipjanit, i cili kishte ardhur nga Gjermania.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti në RTK ka thënë se qysh pas konfirmimit të këtij rasti, tashmë Janjeva është e izoluar.

“E kemi ditur që as Lipjani s’është imun ndaj kësaj pandemie edhe pse sat janë ndërmarrë në vazhdimësi. Rasti në fjalë është kthyer më 11 të këtij muaji ne Janjevë. Ai ka udhëtar me avion. Ndërsa automjeti i autoambulancës tonë e kanë dërguar në Klinikën Infektive dhe ai ka dalë që është i infektuar me virus.

Në Janjevë ka shkuar ekipi në familje, ku 46 vjeçari ka një motër dhe një nënë. Kështu organet e rendit e kanë izoluar Janjevën dhe banorët janë vetizoluar që virusi mos tëpërhapet”.

Ahmeti ka thënë që i infektuari ka pasur kontakte me të tjerët, për faktin që ka qëndruar në Janjevë gjatë këtyre ditëve.

“Kemi bërë thirrje vazhdimisht që banorët të na informojnë me rastet që janë kthy, që njerëzittë vetizolohën dhe sonte kërkoj gjithashtu që janë të respektohen udhëzimet e IKSHPK-së”, ka përfunduar Ahmeti.

MUND TË JU PËLQEJNË