Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, dhe mjeku i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka bërë të ditur Hysni Gucati kryetari i OVL-UÇK’Së nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Sapo mora lajmin që një ndër doktorët me të mirë që ishte në luftën e fundit në Kosovë dhe në radhët e UÇK-së, bashkëluftëtari im Fadil Beka është ftuar nga Gjykata Speciale, unë i them doktorit të ndihesh krenar me veprimtarinë tënde gjatë luftës por edhe mbas luftës për kontributin tënd në shtet formimin e Kosovës, çdo herë do jemi përkrah dhe në mbrojtje të vlerave të luftës, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk mund ta njëllos dhe ta gjykoj askush!”

Deri me tani ftesë nga Gjykata Speciale kanë marrë, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës së Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, dhe ish-komandanti i ZO të Drenicës, Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesor të Noredimës, Shukri Buja, zëvendëskomandant i zonës operative të Dukagjinit Lah Ibrahimaj, ish-Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sokol Bashota, Time Kadrija, Sylejman Selimi, Bashkim Ndrecaj, Jakup Krasniqi, Bislim Zyrapi, Remzi Shala, Safete Hadergjonaj, Naim Maloku, Lulzim Kabashi.

MUND TË JU PËLQEJNË