Që nga ndarja me futbollistin e kombëtares shqiptare, Blerim Xhemajlin, emri i Erjona Sulejmanit lakohet shpesh në mediat rozë.

Krejt kjo jo vetëm për jetën e saj private, por edhe për paraqitjet e saj tejet provokuese në rrjete sociale.

Erjona Sulejmani njihet për pozat e nxehta që publikon, ku e tillë është dhe paraqitja e radhës në Instagram.

Modelja ka disa ditë që ka udhëtuar drejt Ibizas për pushime, ku ekspozimi i trupit në bikini nuk ka munguar.

Në çdo paraqitje të saj, format trupore marrin gjithë vëmendjen nga ndjekësit e shumtë që ajo numëron.

Edhe pse nënë e një djali, Erjona po arrin të ruajë mjaft mirë linjat e trupit.

Erjona Sulejmani dhe Blerim Xhemajli i dhanë fund martesës në vitin 2017, martesë kjo nga e cila kanë djalin të quajtur Luan./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË