Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për coronavirus.

Pas analizave të kryera, shtatë rastet e testuara kanë rezultuar negative.

Sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për coronavirus dhe rezultatet e tyre.

Ndërkaq, sot është shënuar viktima e parë në Shqipëri nga coronavirusi.

Pacientja 73 vjeçare e infektuar me coronavirus, kishte ardhur nga Italia, 15 ditë më parë dhe ndodhej në spitalin e Durrësit prej 3 marsit.

Pas analizave ka rezultuar se ishte pozitive ndaj coronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në Shqipëri janë dy raste të reja të prekura me coroanvirus.

MUND TË JU PËLQEJNË