Ajo më herët ishte një kuzhiniere dhe rroga e saj mujore nuk i mjaftonte as për të shtyrë muajin, ndërsa sot numëron milionat.

Shpenzimet ishin të mëdha dhe mezi mundej t’i përballonte t’i mbulonte të gjitha, ndërsa sot Jem Wolfie nga Australia është një nga modelet me të suksesshme të Instagramit.

Instagrami e ka bërë 27 vjeçaren e pasionuar pas basketbollit që të fitojë miliona dollarë, duke shpërndarë foto dhe video të fitnesit, ku në atë llogari numron plotë 2.6 milionë fansat.

Sot Jem Wolfie shet mallra, libra elektronikë për ushtrime dhe receta, duke fituar kështu 30,000 dollarë në ditë vetëm nga Instagrami. Nga muaji gusht i vitit 2018 ajo ka fituar më shumë se 2 milionë dollarë dhe pasuria e saj është vetëm në rritje.

Biondja seksi ka zbuluar edhe sekretin e famës dhe fitimeve të saj marramendëse. Ajo ka thënë për mediat australiane se e la shkollën e mesme për të punuar në botën e kuzhinës, por kuzhina duket se nuk ishte ajo që Jem dëshironte të bënte, kështu që iu kthye basketbollit.

Por në vitin 2015 ajo pësoi një lëndim serioz në gju, gjë kjo që e detyroi atë të largohet nga basketbolli dhe të shkonte në palestër për t’u rikuperuar, aty ku ajo filloi një rutinë të re.

Gjatë kohës që kalonte në palestër, ajo filloi të publikonte video dhe foto në Instagram, duke arritur kështu një audiencë të vogël.

Shpejt, profili i saj arriti më shumë se një milion ndjekës, duke rënë në sytë e më të famshmëve dhe këtu nisi të fitonte miliona, duke u kontaktuar nga agjenci të ndryshme reklamimi online./gazetametro.net

View this post on Instagram

🍇babe in the Barossa

A post shared by Jem 🐺 Wolfie (@jemwolfie) on

MUND TË JU PËLQEJNË