Ekspertët kanë arritur deri te konstatimi që infeksioni mund të rrisë inflamacionin në arterie dhe kështu të shkaktojë probleme serioze shëndetësore

Infeksionet e traktit urinar rrisin rrezikun nga sulmi në tru, ka zbuluar një studim i ri.

Shkencëtarët i kanë studiuar 190.000 pacientë të cilët kanë pësuar sulm në tru në New York.

Mjekët paralajmëruan që pacientët me infeksione urinare kanë gjasa trefish më të mëdha të pësojnë sulm ishemik në tru në afat prej 30 ditësh pasi që të jenë infektuar me bakter.

Sulmi ishemik në tru ndodh kur ngjizja e gjakut bllokon qarkullimin e gjakut dhe oksigjenit deri në tru, ndërsa kjo është forma më e shpeshtë e sulmit.

Mirëpo, ekspertët nuk mund të konstatojnë me siguri si e shkakton infeksioni sulmin në tru, mirëpo hulumtuesit thonë se infeksioni rrit inflamacionin në arterie dhe mund të shkaktojnë krijimin e ngjizjes së gjakut.

Është konstatuar që disa infeksione të tjera rrisin rrezikun nga sulmi në tru, duke përfshirë septikeminë, bakteret abdominale, të lëkurës dhe respiratore.

Sistemi shëndetësor duhet patjetër të jetë i vetëdijshëm për atë që sulmi në tru mund të ketë lidhje me infeksionet.

“Për këtë shkak mjekët duhet të studiojnë mirë javët e fundit para se pacienti të përjetojë sulm në tru, në mënyrë që të konstatojnë shkaktarët e mundshëm”, thotë dr. Mandip Dhamoon, njëri ndër autorët e studimit.

MUND TË JU PËLQEJNË