Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë me dije se deri më tani nuk ka asnjë të prekur me koronavirus.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka apeluar te qytetarët që t’i lajnë duart sa më shpesh.
“Në Kosovë nuk ka raste me koronavirus. Jo frikë, por kujdes nga infeksionet respiratore. Lani duart sa më shpesh”, thuhet në postimin e IKSHP’së.