Faqja e saj në Instagram hairstylistin_iba, është mjaftë e veçantë dhe ndiqet nga njerëz që duan të shohin aplikime spciale të fushës së parukerisë, dalë nga salloni i saj “Iba Hairstylistin”.

Po flasim për Iben, frizeren nga Ferizaji që jeton prej 30 vitesh në Zvicër, që është e martuar dhe nënë e lumtur e dy vajzave, Ayleen dhe Luisa.

Iba, duket femër e plotësuar në të gjitha drejtimet, qoftë në sferën private, por edhe në atë profesionale. Iba, në vitin 2001 ka kryer shkollën për frizere dhe prej asaj kohe nuk është ndalur së bëri punë profesionale, madje edhe në sallonet më me emër, si “Radken”, “Loreal”, “Goldwell”, pjesë e të cilave vazhdon të jetë edhe më tej. Sot është mësimdhënëse e nivelit master në fushën e parukerisë, ku punon edhe si frelencer për “Loreal Academy”.

Në vitin 2007 e ka hapur sallonin e parë për frizer, ndërkaq që nga viti 2017 është pjesë e “Center Coop”. Shqiptarja e sukseshme, në sallonin e saj punon edhe me qerpik, ku bëhet një punë e specializuar nga një staf i trajnuar shumë mirë. Angazhimet e saj janë të shumta, e një ndër to edhe në “online shop” Hairglobe.Ch.

Iba në sallonin e saj në në Frick, Kanton Aargau, mirëpret kliente të të gjitha nacionaliteteve, ndërkohë që specialiteti i saj janë zbardhja e flokëve pa dëmtim dhe me një rezultat të jashtëzakonshëm, extension (zgjatja e flokëve), prerjet, nga ato klasiket e deri tek më esktavagantet, etj.

Në “Iba Hairstylistin”, klientet nuk dalin nga salloni veç hajt, por pasi të kenë marrë një tretman me pesë yje, duke nisur nga trajtimi i flokëve nga profesionistet e vërteta, me produktet më cilësore dhe ka karakter wellnes. Pra, bëhet masazh i kokës, klinetet shërbehen me pije, etj.

Iba, që cilësohet si një nga frizeret peofesioniste më të mira në Zvicër, thotë se trendet për këtë vit janë: ombre, balayage dhe extension.

Artistja e parukerisë, e cila suksesin e ka arritur falë punës së madhe dhe pa friken se si shqiptare nuk mund t’ia dalë mbanë, porosit të gjitha femrat që ti ruajnë flokët, të mos përdorin produkte të pa konfirmuara dhe gjithashtu të mos ndalen në rrugën drejtë suksesit. Ajo, tregon se gëzon mbështetje të plotë nga familja dhe kjo ka bërë që të ecë sigurtë në profesion e të jetë kjo që është sot./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË