Abedin Salihu (Dino), i lindur në vitin 1970, në fshatin Bujar të Lipjanit, është ndër të paktët biznesmenë të suksesshëm, i cili ka ecur me hapa gjigantë drejt një suksesi të pakrahasueshëm, shkruan “Kosovarja”.

Qysh si fëmijë ishte në sfidë me varfërinë. Por, që para lufte u bë i dalluar me biznes dhe aktivitet politiko-çlirimtar në Itali, ku ndihmoi kauzën për lirinë e Kosovës, e në kohën e pasluftës shpërtheu me zgjerim investues.

“Dino Kompani” është themeluar fillimisht si kompani në vitin 1994, në Itali. Në vitin 2001 filloi edhe në Kosovë.

Selia e saj është në fshatin Konjuh të Lipjanit. Bie në sy me një vëllim të madh pune pranë magjistrales Prishtinë-Shkup, në kilometrin 11 nga kryeqyteti.

“Dino Kompani”, me mbi 270 punëtorë, aktualisht mbush 18 vjet punë në segmentin e ndërtimit, në përgatitjen e vend-punishteve, projektimin e objekteve afariste-banesore, ndërtimin e ndërtesave të larta dhe të ulëta, ndërtimin e autostradave, palestrave sportive, si dhe shitjen me shumicë e pakicë të qeramikave kualitative.

“Doni SHPK” ka themeluar 3 njësi bazë të punës:

“Gurëthyesi Dino” për prodhimin e të gjithë zhavorëve rrugorë të tregut më kualitativ;

“Dino Beton”, me punë në dy fabrika për prodhimin e betonit me standarde të larta të teknologjisë plotësisht elektronike, me kapacitet mahnitës deri në 300 m kub;

Dhe, “Dino Eskavimi” për transportin e të gjitha xeheve.

“Dino SHPK” në pronësi ka aktualisht 8 njësi pune profesionale:

“Dino Ndërtim”, “Dino Keramikë”, “Dino Beton”, “Dino Gurthyes”, “Dino Mineral”, “Dino Eskavim”, “Dino Hotel”, “Dino Energy”, brenda dhe jashtë vendit.

Përfaqësohet në tri degët e saj: Në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Sukseset dhe sfidat e “Dino Kompanisë”, me Abedin Salihun në krye
“Kompania Dino”, që e ngriti Abedin Salihu, ka kaluar nëpër shumë sfida e filtra të kohëve të mira e të liga, para dhe pas lufte, duke filluar nga funksionimi i firmës “Dino” në Itali.

Paralelisht punës, Abedini, si i ri, u shndërrua në personalitet të çlirimit të Kosovës nga Serbia, duke ofruar nën ombrellën çlirimtare njerëz e veprimtarë.

Por, edhe duke formuar shoqata e organizata që do të jenë krahu i djathtë i Kosovës në vitet që do të pasonin drejt çlirimit, por edhe drejt ashpërsimit të gjendjes deri në luftën totale të Millosheviqit.

Abedin Salihu, që posedon edhe një temperament njerëzor karshi padrejtësive dhe dhunës serbe, e kundërshtoi këtë refleksion qysh i ri, duke treguar një gjenialitet sfidues, sa në organizimin e biznesit, po aq edhe në luftimin e dhunës policore serbe, që ishte instaluar në Kosovë.

E, të shkruash sot për Abedin Salihun ka edhe shumëçka të thuhet. Ai është një film në vete. Nuk është pjesë e asnjë partie politike në Kosovë.

Ai, si pakkush, është bërë i suksesshëm edhe pa qenë pjesë aktive e ndonjë politike në Kosovë, por duke qenë i afërt me të gjithë njerëzit me e pa ndonjë ndikim në politikë e në jetë private.

Këqyrë punën e vet dhe me sukses drejton biznesin e vet, duke qenë i afërt me mbi 270 punëtorë, të cilëve u jep rroga të rregullta.

Ajo që e bën edhe më të madh Abedin Salihun (Dinon) është afërsia me punëtorët dhe dashamirësia e tij ndaj tyre.

Ai ndjen kënaqësi kur punëtorët e tij ndihen mirë dhe kur familjet e tyre nuk kanë halle, apo kur kanë më pak halle.

Përtej veprimtarisë së tij biznesore dhe kauzës kombëtare, Abedin Salihu është një humanist i madh, i cili ka ndërtuar dhjetëra shtëpi solidare për skamnorët.

Abedin Salihu (Dino) ka ndërtuar e shtruar rrugë dhe nuk ka ndonjë kërkesë ku i është kërkuar participim financiar e që e ka refuzuar.

Ka dhënë për shkolla, për përmendore e komplekse memoriale të UCK-së, për sport e për të varfër dhe akoma e vazhdon këtë intensitet të dhënies për skamnorë dhe familje me nevoja dhe xhamia.

Ai për data të rëndësishme fetare e kombëtare vazhdon t’u jep pako ushqimore qindra familjeve në mënyrë të organizuar.

Për të gjitha këto segmente humane, Abedin Salihu nuk dëshiron të flasë me emra, sepse thotë se atëherë do llogaritej marketing.

Të mirat ai i bën në emër të Zotit dhe nga dëshira që ka për të ndihmuar ata që kanë nevojë…

Dhe, diçka interesante ka shpirti i tij i madh: Dino nuk e konsideron çdo gjë absolute në jetë, prandaj koncepti i tij për absolutizmin nuk ekziston.

Nuk flet se i ka dhënë ndihmë dikujt, meqë një fëmijë i një familjeje që ka marrë ndihmë sot, nesër mund të jetë një biznesmen i madh! E, mund t’i zihet koka me fjalët: Hajt se ti ke qenë varfënjak!

Këtë koncept, që aktualisht e përdorin në Kosovë shumë biznesmenë, Dino e urren në masë të madhe…

Sidoqoftë, Dino është biznesmen edhe i së ardhmes, ndonëse mrekullisht mirë udhëheq biznesin e kompanisë edhe tani.

Ai nuk është futur nëpër tenderë të pistë e as në klane manipulativë që lidhen me shtetin. I njeh mirë rrethanat e tilla në Kosovë, ashtu sikur e njeh mirë edhe mënyrën shumë analitike të problemeve, të antagonizmave të klaneve dhe grupeve me shtetin.

Dino vazhdon ta ndihmojë komunën e Lipjanit, por edhe këdo që ka nevojë për të, në përafrimin e mundësive të lidhjeve biznesore me Italinë, ku i njeh mirë gjendjet industriale, me veçori pune dhe të të bërit biznes sipas standardeve ligjore.

Dhe, mbi të gjitha, karakteristikë e tij është shpirti solidar dhe modestia e madhe… Safet Krivaça /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË