Mejdi Krasniqi nga fshatit Smallush në komunën e Lipjanit, jeton në kushte tejet të rënda ekonomike.

Jeta nuk po tregohet bujare me të dhe familjen e tij.

Mejdiu po ballafaqohet dhëmbë për dhëmbë me skamjen e mjerimin që e ka kapluar prej vitesh dhe e vetmja zgjidhje që ai, bashkëshortja dhe dy vajzat t’ia dalin mbanë, është në sajë të ndihmës së njerëzve me zemër të madhe, vullnet-mirëve.

Megjithatë, zëri i këtij njeriu të pa shpresë po shtjerret. Edhe pse ka bërë thirrje të shumta në institucioneve për ndihmë, ende askush nuk po i ndihmon për ta bërë me kulm mbi kokë. E, vuajtja vazhdon…

Mejdi Krasniqi është i sëmurë nga epilepsia dhe vuan nga depresioni i rëndë, gjë që e bënë të pa aftë për të punuar e për ta siguruar kafshatën e gojës për vete dhe familjen e tij, shkruan “Kosovarja”.

Siç kuptojmë, familja Krasniqi merr një ndihmë sociale në vlerë prej 100 euro, shifër kjo e cila nuk mjafton as për ilaçe, e lere më për të siguruar ushqimin dhe gjërat e tjera të nevojshme për jetë.

Ndërkohë që varfëria po bëhet kafshatë e pa kapërdishmë për të dhe familjen e tij që bashkëjetojnë me mjerimin, Mejdiu ju bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi për tu në ndihmë, ta kontaktojnë në numrin e telefonit: 045 910 351

MUND TË JU PËLQEJNË