Sot në mbarë Kosovën po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në të cilat qytetarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend dhe institucione. Gazetarët e T7 sot po qëndrojnë në të gjitha qytetet e Kosovës ku edhe po bashkëbisedojnë me qytetarët të cilët sot kanë dalur për të votuar

Në qytetin e Istogut, ekipi i T7 ka intervistuar një person me nevoja të veçanta (Down Syndrome) i cili ka dalë për të votuar.

Ai ka votuar sot për herë të parë ndërkaq ka treguar se ka shkuar vetë për ta kryer obligimin e tij qytetar.

“Është hera e parë, kam ardhë vetë”, ka thënë Fitimi.

Këtë proces zgjedhor, që udhëhiqet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), do ta vëzhgojnë rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në gjithë Kosovën janë hapur 895 qendra votimi me rreth 2000 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868.

Ndërsa në këto zgjedhje, postin e kryeministrit po e synojnë 7 kandidatë nga subjekte të ndryshme politike.

MUND TË JU PËLQEJNË