Energjia, unikaliteti dhe origjinaliteti janë këto vetëm disa prej cilësive të imazhit të këngëtares së njohur gjilanase Genta Ismajlit.

Genta ka sjellë energji të re qysh në fillimin e karrierës, duke mos u ndalur më, shkruan “Kosovarja”.

Sa i përket jetës private ajo është përfolur shumë shpesh në mediat rozë, e kohët e fundit po ka edhe më shumë arsye të përflitet për të, sidomos pas publikimit të lidhjes së re.

Këngëtarja është në lidhje më biznesmenin e njohur turk Husen, i cili posedon biznese në Turqi dhe Zvicër. Andaj, jo rrallë herë është parë edhe Genta në këto dy shtete.

Këngëtarja bukuroshe dhe i dashuri i saj turk janë duke u pëlqyer mjaft shumë nga publiku, ata janë uruar shumë për lidhjen e tyre por se kur do e kurorëzojnë me martesë ende nuk dihet.

Ditë më parë i dashuri i saj i bëri i bëri një surprizë të jashtëzakonshme, duke i propozuar në urën e Bosforit.

E sot këngëtarja po reklamon unazën e veçantë që mori nga ai./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË