“Që nga nesër fillon mësimi në distancë, fillimisht do të kemi mësim në gjuhën shqipe dhe matematike nga klasa 1 deri në 5 që transmetohet në RTK1 dhe RTK4. Një platformë tjetër do të vëmë në disponim të gjitha përmbajtjet tjera për mësim alternativ”.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka mbajtur sot një konferencë për media, pas përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Për shkak të mbylljes së shkollave, Bajrami ka bërë të ditur se nga nesër, mësimi për klasat 1 deri në 5 do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Që nga nesër fillon mësimi në distancë, fillimisht do të kemi mësim në gjuhën shqipe dhe matematike nga klasa 1 deri në 5 që transmetohet në RTK1 dhe RTK4. Një platformë tjetër do të vëmë në disponim të gjitha përmbajtjet tjera për mësim alternativ”.

“Për adresa do të ju njoftojmë sapo t’i kemi funksionale këto platforma. Kemi punuar në mbledhjen e materialeve dhe video-xhirimeve. Gjatë javës së kaluar, kemi prodhuar materiale për klasat 1-5 dhe tani jemi duku punuar për klasat 6-9; ndërsa më vonë edhe për shkollat profesionale”.

“Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e shumë ekspertëve. Është sfiduese sepse asnjëherë nuk është punuar me digjitalizimin e materialeve – gjithçka është dashur të ja fillojmë nga zero”.

“Si ministri ju kemi bërë ftesë edhe drejtorive nga komunat me shumicë serbe, por deri tani nuk kemi marrë përgjigje. Dua t’u bëj thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënëse që këto platforma të shfrytëzohen”.

MUND TË JU PËLQEJNË