Një person ka humbur jetën e një tjetër është lënduar gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren, të shtunën rreth orës 13:00.

Kjo është konfirmuar nga togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli.

Ai tha se në vendin e ngjarjes aktualisht është policia e hetimeve rajonale të cilët po merren me rastin.

Kujtojmë, se sezoni i fluturimeve me parashut është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

MUND TË JU PËLQEJNË