Në mëngjesin e të premtes që kaloi, në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut është gjetur trupi i pajetë i një të riu.

Më vonë është konstatuar se bëhet fjalë për shqiptarin 17 vjeçar, Rinor Bunjaku nga Rümlangu i Cyrihut.

Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet e afërta me familjen Bunjaku, ende nuk dihen rrethanat e sakta të aksidentit.

Dihet vetëm se djaloshi është goditur nga treni dhe është gjetur pa shenja jete.

Familja Bunjaku bën të ditur se Rinori i ndjerë do të varroset të premten, më 3 maj në orën 13.00 në varrezën “Friedhof Chilisbaum”, Ifangstrasse 100 në Rümlang/ZH.

MUND TË JU PËLQEJNË