Ka humbur jetën çiklisti që dje është përplasur me një veturë në rrugën Lipjan – Shtime, në fshatin Davidovc.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Me këtë rast është arrestuar edhe i dyshuari që e ka goditur çiklistin me veturë.

“Është arrestuar vozitësi, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur biçiklistin. Nga lëndimet e rënda biçiklisti është dërguar pa shenja jete në QKUK.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

MUND TË JU PËLQEJNË