Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurën S. T. nga Komuna e Vushtrrisë për kanosje, shantazh dhe përdorim të armës ndaj hoxhës së Mitrovicës S. B.

Prokuroria ka marrë vendimin mbi fillimin e hetimeve kundër S. T., për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, kanosje dhe shantazh.

Sipas vendimit të Prokurorisë, e pandehura S. T. ka pasur probleme shëndetësore dhe para një kohe të caktuar ka shkuar te hoxha S. B. në mënyrë që kinse t’i ndihmoj që t’i tejkaloj problemet në fjalë.

“Ka shkuar te ai disa herë dhe kanë hyrë në lidhje dashurie”, thuhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit.

Më tej, në kërkesën për caktimin e paraburgimit, i dëmtuari S. B. ka dashur që ta ndërpres lidhjen me të, mirëpo e pandehura e ka kanosur me mesazhe përmes telefonit mobil dhe e ka shantazhuar se nuk do ta lë të qetë atë dhe familjen e tij, përderisa ai nuk ia jep asaj 10 mijë euro.

Sipas Prokurorisë, i dëmtuari S. B. ia ka dhënë shumën e cekur të parave, mirëpo e pandehura edhe më tutje ka vazhduar që ta shantazhojë.

Kështu që me datën 5 nëntor 2019, ka shkuar para shtëpisë së tij dhe aty ka shtënë një herë me armë në ajër.E pandehura S. T., në deklaratën e saj ka pranuar veprat me të cilat ngarkohet.

MUND TË JU PËLQEJNË