Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se pavarësisht zhvillimeve politike do të punojnë 24 orë që të mbajnë të fortë sistemin shëndetësor e që qytetarëve të mos u mungojë asgjë që lidhet me shërbimet bazike, siç janë shërbimet shëndetësore, komunale e deri te ato bankare.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka njoftuar sot në mëngjes takuar me Kryeministrin Kurti dhe disa nga ministrat për të dakorduar masat për mbështetje të bizbeseve, me qëllim që bizneset të jenë në gjendje të ofrojnë mallra e shërbime për qytetarë.

“Jemi duke bërë krejt çka është në dorën tonë që ata qytetarë që tash sa ditë gjenden në kushte karantine, të mos u mungoj asgjë që lidhet me shërbimet bazike, siç janë shërbimet shëndetësore, komunale e deri te ato bankare.

Askush nuk do të mbetet anash. Askënd nuk do të lejojmë të vuaj për nevojat e përditëshme. Lufta s’do jetë e lehtë! Por, kujdesi juaj e përkushtimi i përbashkët do na nxjerrë faqebardhë”, ka shkruar Hoti.

MUND TË JU PËLQEJNË