Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.

DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Sipas energjisë që keni, me siguri që në mënyrën më të mirë do t’i shfrytëzoni ndikimet e shkëlqyeshme, të cilat po ju vijnë në fushën astrologjike të karrierës. A do të jetë kjo në formë marrëveshjeje dhe nënshkrimi të kontratës së re, apo vetëm dëshira për t’u dëshmuar se keni aftësi profesionale, do të varet nga planet tuaja aktuale. Sa i përket situatës financiare, pikërisht jeni duke hyrë në periudhën e cila do të zgjasë edhe gjatë muajve të ardhshëm, kur edhe do të keni mundësi që nëpërmjet angazhimit personal të krijoni të ardhura të mira materiale. Nëse nuk do të mund të merrni një punë që do të paguhet më mirë, me angazhimin tuaj do të mund të fitoni ndonjë formë shpërblimi, apo stimulimi.

Shëndeti: Do të keni një javë të lodhshmen. Gjeni kohë të mjaftueshme për gjumë dhe pushim.

Dashuria: Akoma jeni nën ndikimin e ngjarjeve të bukura të të festave të kaluara. Njohjet e reja të cilat i keni krijuar, do të ndikojnë në mënyrë stimuluese tek ju. Argëtohuni dhe shoqërohuni sa më intensivisht. Nëse tashmë akoma nuk keni filluar një lidhje të re, jeni në rrugë të mirë që të takoni një person që do t’u përshtatet kritereve tuaja. Nga fillimi i javës një Gaforre e këndshme do të mund të jetë sfidë e re për ju. Ndërkaq personat e martuar vetëm gjatë vikendit mund të bisedojnë për plane të rëndësishme.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Nga mesi i javës do të keni mundësi të ktheheni në realitet dhe të merreni me obligimet e përditshme. Informacione të reja të cilat do t’ju arrijnë, do të ndikojnë tek ju si një orë zgjimi. Nëse ju është caktuar vendi i ri i punës, për të cilin nuk jeni të interesuar, mos rezistoni – asgjë nuk mund të ndryshoni. Çfarëdo që do t’ju ndodhë në vendin e punës, nuk do të ndikojë keq në situatën tuaj financiare. Kjo për ju është një periudhë e përshtatshme për të shkuar në udhëtim zyrtar, i cili gjithsesi do të jetë i suksesshëm, si në planin afarist, ashtu edhe në atë financiar.

Shëndeti: Nga fillimi i javës shumë lehtë do të mund të ftoheni, apo të fitoni ndonjë virus.

Dashuria: Nëse do të keni rastin të shkoni në një udhëtim zyrtar, në ndonjë seminar apo në ndonjë takim afarist, do të lidheni me një person më të vjetër se ju. Mirëpo, edhe në vendin e punës, do të ketë mundësi që papritur të zgjoni ndonjë simpati. Ndërkaq,në vend publik do të mund të takoni një person që e keni njohur shumë më parë. Nga shumë arsye kjo lidhje ju ka mbetur e paplotësuar. Rrethanat e reja për ju janë të volitshme, kështu që do të përtërini lidhjen emocionale. Takimi me një person të shenjës së Gaforres do t’jua ndryshojë rrënjësisht jetën. Nëse tashmë jeni në lidhje dashurie apo i martuar, lejoni partnerin që t’i shfaqë vërejtjet e veta. Mos e ndërprisni.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Që nga mesi i javës do të bindeni që kot jeni brengosur rreth disa ngjarjeve në vendin e punës. Në njëfarë mënyre po ju shoqërojnë rrethana të planifikuara pozitive. Ajo që ju është dukur jo e mirë në momentin e parë, do të jetë e volitshme për ardhmërinë tuaj. Vetëm nuk bën të përfshiheni në konflikte. Tani kur përfunduan festat, po e shihni se e keni tepruar me shpenzimin e të hollave gjatë dhjetë ditëve të kaluara. Nga mesi i javës do t’ju vijnë disa fitime financiare, të cilat do t’ju jenë të mirëseardhura. Ndërkaq, gjatë vikendit do të merrni të holla edhe nga prindërit. Gradualisht situatën financiare do ta stabilizoni.

Shëndeti: Gjendja juaj shpirtërore është e ndryshueshme. Është e mundshme pagjumësia nga fillimi i kësaj jave.

Dashuria: Dy ditët e para të javës do t’ju mundësojnë njohje të reja në vende publike apo në ndonjë festë. Një person i rrethit tuaj ku jetoni, me të cilin keni pasur mosmarrëveshje, madje edhe një formë armiqësie, këtë javë do të mund t’ju bëjë për vete në një mënyrë shumë origjinale. Nëse para pak kohësh keni ndërprerë lidhjen apo jeni ndarë nga personi i dashur, tani sapo jeni duke hyrë në një periudhë e cila ju ofron diçka të re dhe stabile. Butësia dhe romantika këtë javë do të jenë aktuale.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Ndjeshmëria ndaj fatkeqësive të të tjerëve nuk do t’ju lërë indiferent. Madje do të mund t’ju nxisë që të filloni aksionin i cili zakonisht për ju është vështirë i realizueshëm. Shkoni deri në kufirin kur mund të zotëroni situatën dhe asgjë e keqe nuk do t’ju ndodhë. Këtë javë do të arrini që të zgjidhni një problem që ju ka preokupuar kaherë. Një punë që e keni filluar nga pasioni, gjatë kësaj periudhe do të mund t’ju sjellë fitime të konsiderueshme. Mirëpo, edhe nëse keni filluar disa aktivitete afariste të pasigurta, do të bindeni se e keni bërë gjënë e duhur. Jeni në rrugë të mirë që të krijoni pasuri të madhe në një të ardhme të afërt. Fati po ju buzëqesh.

Shëndeti: Nëse arrini të mposhtni nervozizmin në fillim të javës, do të ndiheni shumë mirë.

Dashuria:Ata të cilët janë të martuar apo ata të cilët kanë krijuar lidhje dashurie, këtë javë duhet t’u shmangen konflikteve me partnerin. Do t’ju shoqërojë një ndjeshmëri kalimtare, andaj lehtë do të mund të gaboni, madje pa arsye. Udhëtimet në grup apo takimet në vende publike mund t’ju krijojnë njohje me një person tepër të këndshëm. Ajo që do t’ju tërheqë tek ai, është ndjenja e sigurisë kur jeni bashkë me të. Ai është person me të cilin kurrë nuk do të bëhen monoton dhe i cili është përplot ide të reja.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Gjatë kësaj jave lehtë do të mund të gjeni një punë, nëse do të angazhoheni në këtë drejtim, por vetëm nëse puna që do t’ju ofrohet të jetë e profesionit tuaj. Nëse tashmë keni punë të rregullt, ju pret një javë e bujshme me plot kontakte pune. Do të jetë rast i volitshëm që t’i tregoni të gjitha aftësitë tuaja në mënyrën më të mirë. Edhe situata financiare do të jetë më se e mirë. Çfarëdo që do të punoni apo me çka do që do të merreni, do të dini të shfrytëzoni rastin që të fitoni sa më shumë para. Ato mund të jenë disa aktivitete të dorës së dytë, të cilat në të ardhmen do t’ju sjellin në vazhdimësi fitime materiale.

Shëndeti: Jeni në formë të shkëlqyeshme dhe po ndiheni tepër mirë. Problemet e vetme shëndetësore që do t’i keni do të jenë me dhëmbët.

Dashuria: Personi, me të cilin tashmë një kohë të gjatë keni dëshiruar të krijoni lidhje dashurie, këtë javë do të paraqitet në jetën tuaj. Kontakti i parë do t’ju duket joserioz, mirëpo nëpërmjet një forme të “lojës” së dyanshme, e tëra do të zhvillohet në marrëdhënie serioze dhe të thella dashurore. Që nga takimi i parë do të keni ndjenjën sikur e njihni njëri-tjetrin shumë mirë. Akoma jeni nën ndikimin e dashurisë së vjetër, të cilën assesi nuk po mund ta harroni. I mësuar me përvojat e kaluara, nuk do t’i bëni të njëjtat gabime.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Në ato veprimtari afariste në të cilat në periudhën e kaluar nuk keni pasur sukses, nuk do të keni as tani, nëse nuk e ndryshoni qëndrimin ndaj situatës së përgjithshme. Është me rëndësi se në ç’mënyrë do të komunikoni me personin me të cilin duhet të arrini marrëveshje. Me një përshtatje të vogël, tërë situatën do të mund ta keni nën kontroll. Fillimi i javës do të jetë i volitshëm kur është fjala për fitime financiare nga puna private apo nëpërmjet disa aktiviteteve të dorës së dytë, me të cilat herë pas here po merreni.

Shëndeti: Ka mundësi të keni probleme me dhembje të këmbëve, të shkaktuara nga këpucët e papërshtatshme, transmeton Telegrafi.

Dashuria:Fusha astrologjike e dashurisë në mënyrën më të fuqishme është e vendosur në anën tuaj. Do të ketë ndikim të fuqishëm që do t’ju ndihmojë në realizime të këndshme në planin e dashurisë. Do të jeni në situatë të zgjidhni. Personi i cili që nga momenti i parë për shumëçka ju përshtatet është ai i vërteti. Prandaj, mos hezitoni shumë, në mënyrë që këto ndikime të mrekullueshme të mos ju anashkalojnë. Mos rrezikoni të mbeteni akoma vetëm. Tashmë një kohë të konsiderueshme në jetën tuaj është i pranishëm një person, i cili është në një lidhje tjetër dashurie, por që assesi të heqë dorë nga ju.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Situata aktuale financiare do t’ju imponojë të krijoni ide të reja, të cilat do të mund t’ju sjellin fitime më të mira. Ndryshoni diçka në aktivitetet tuaja afariste, posaçërisht nëse merreni me punë private. Atë që e keni provuar më herët e që nuk ju ka sjellë rezultate, mos e provoni as tani. Shumica e pjesëtarëve të kësaj shenje janë të brengosur për ardhmërinë e tyre, kur është fjala për situatën financiare. Nga natyra jeni luftëtar i madh, andaj edhe duhet të keni më shumë besim tek vetja. Pikërisht situatat e këtilla ju detyrojnë të ndërmerrni aktivitete të reja, të cilat ju premtojnë përmirësim të situatës financiare. Miqtë do të jenë ata që do t’ju përkrahin pa rezervë.

Shëndeti: Vetëm nëse e teproni me ushqimin, mund të keni telashe me shëndetin.

Dashuria: Një njohje e re e cila do t’ju ndodhë nëpërmjet një miku, mund t’ju sjellë shumë kënaqësi, vikende të bukura… Por shumë shpejt ka mundësi që të bëni plane për një udhëtim të përbashkët apo për të shkuar në një piknik të shkurtër. Një njeri i dashur do t’ju vijë nga bota e jashtme apo nga një qytet tjetër. Nga miqësia shumë shpejt do të kalohet në lidhje emocionale. Një njeri i cili ka qëndrime tepër tradicionale do të mund përpiqet t’ju imponojë qëndrimet e veta mbi jetën dhe dashurinë. Lidhja e tillë nuk ju rekomandohet këtë javë. Inatet reciproke rrezikojnë marrëdhëniet në çift.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Disa ngjarje në familje tek ju do të zgjojnë dëshirën e madhe për të treguar suksese sa më të mëdha në planin afarist. Atë të qëllim që ia keni vënë vetes, jeni të gatshëm me kokëfortësi ta zbatoni dhe me asnjë çmim nuk do të hiqni dorë. Një këshillë që do t’jua japë një person të cilin e çmoni shumë, do t’ju shërbejë si trampolinë. Sa i përket situatës financiare, këtë javë nuk do të duhej të keni probleme. Që në ditët e para të javës do të keni suksese financiare. Para do të fitoni edhe nëpërmjet personave tuaj të dashur.

Shëndeti: Është koha e fundit që të hiqni dorë nga duhani dhe shprehitë e tjera të këqija.

Dashuria: Në pjesën e parë të javës nuk do të keni vullnet të dilni e të shoqëroheni. Nëse personi i dashur megjithatë ju kërkon që të dilni për t’u argëtuar, do të përjetoni diçka interesante dhe shumë të veçantë. Në të njëjtën shoqëri do të jetë edhe një person i cili sapo ka arritur nga bota e jashtme. Ai është person i cili merret me talentin e vet. Vetë paraqitja e tij është shumë domethënëse dhe e veçantë, ndërkaq personi juaj i dashur sillet nga pak në mënyrë sekrete dhe enigmatike. Kjo javë do të jetë e qetë vetëm për ata të cilët janë të martuar apo në lidhje dashurore.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Nëse planifikoni ndonjë plan të ri afarist, çdo gjë do të jetë në anën tuaj, madje edhe bashkëpunëtorët do t’ju ndihmojnë që të keni fillim sa më të mirë. Mirëpo, edhe ju keni intuitë të mirë. Aq më mirë do të jetë nëse punën të cilën do ta filloni ka të bëjë me artikujt ushqimorë. Në sferën astrologjike të financave do të qëndroni mirë. Këtë javë do të keni fitime nga anë të ndryshme. Është e mundshme edhe ngritja e pagës për punën të cilën tashmë një kohë të gjatë po e bëni.

Shëndeti: Nëse e përmirësoni ushqimin, do ta ktheni vitalitetin. Vetë do ta dini se çka ju pëlqen e çka jo.

Dashuria: Këtë javë do ta keni një takim shumë të rëndësishëm me një person nga e kaluara. Do t’i keni dy variante. Shkuarja në ndonjë festë në një shoqëri të hareshme, do t’ju sjellë takim me ish-personin e dashur, të cilin akoma nuk keni mundur ta hiqni nga mendja. Tregohuni i sinqertë nëse dëshironi të përtërini lidhjen. Ndërkaq, varianti tjetër paralajmëron takim me një person të cilin tashmë një kohë të gjatë e njihni, mirëpo kaherë nuk jeni takuar. Gjithmonë midis jush ka ekzistuar vetëm miqësia. Mirëpo, ky takim do të mund të zgjojë ndjenja më të thella. Lidhja ndërmjet jush nuk do të nisë me takimin e parë.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Kjo javë për ju është shumë e volitshme. Merruni me obligimet tuaja dhe mos i kushtoni shumë kujdes ndodhive përreth jush, ato do t’ju shkaktojnë vetëm shqetësim. Do të keni pengesa të vogla. Atë që nuk mund ta realizoni në kohën e planifikuar, mos provoni me kokëfortësi, sepse nuk do të arrini. Disiplina që kërkohet nga ju, edhe pse ju duket e palogjikshme, pranojeni në mënyrë sa më të qetë. Nëse diçka nuk ju shkon për dore, bëni një pushim të shkurtër, dhe pastaj fillojani, do të keni sukses. Nëse do t’i kapërceni pengesat, do t’i kryeni punët me kohë, gjë që do t’i gëzojë eprorët tuaj.

Shëndeti: Ka mundësi të keni probleme me veshkat.

Dashuria: Nëse gjatë një udhëtimi apo nëpërmjet çfarëdo mënyre komunikimi e keni njohur një person të ri, ajo njohje do të shndërrohet në lidhje dashurie. Do të jetë dashuri në shikim të parë, por ndjenjat do të jenë të bukura dhe të dyanshme dhe do të jenë afatgjatë. Nëse në lidhje hyni me ndonjë sekret, dhe nuk prezantoheni ashtu siç jeni, shumë shpejt do ta zhgënjeni partnerin. Nëse keni prirje të pini alkool, kini kujdes për masën, sepse shumë shpejt do të turpëroheni për sjelljet tuaja. Nëse jeni në lidhje dashurie, kjo është periudha më e përshtatshme për jetën tuaj emocionale. Do t’i krijoni vetes më shumë kënaqësi se kurrë më parë. Disa aktivitete të reja do ta freskojnë lidhjen tuaj. Kjo mund të jetë një shoqëri e re. Nëse keni prirje xhelozie, me vërejtjet tuaja do ta prishni këtë lidhje të bukur.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Ndonjë ngjarje e pakëndshme në vendin e punës, mbase edhe ndonjë konflikt me personin me të cilin ngushtë bashkëpunoni, do të zgjojë tek ju dëshirën e fuqishme për të arritur sa më shumë suksese. Nëse arrini që të shmangni konfliktet dhe pakënaqësitë, heshtni dhe me kujdes planifikoni aksionet e ardhshme të pavarura. Suksesi nuk do t’ju mungojë.

Shëndeti: Kini kujdes si po visheni, lehtë mund të ftoheni.

Dashuria: Akoma po ju përkrahin ndikimet e fushës astrologjike në dashuri. Nëse para pak kohësh jeni ndarë nga një person, i cili do të mund të jetë simpati e vjetër apo ish-dashuri, ndryshime pozitive do të keni gjatë kësaj jave. Ngjarja e papritur tek ju do të zgjojë shpresat. Nëse është fjala për simpati, do të mësoni që sërish është person i lirë dhe shumë i interesuar për ju. Do të paraqitet edhe një person me uniformë, i cili shumëçka ka të ngjashme me ju.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Ju kanë ndodhur ndryshime pozitive në qëndrimin ndaj jetës, por edhe ndaj obligimeve. Keni nevojë që të tregoni aftësitë tuaja në punë, si nëpërmjet aktiviteteve ashtu edhe nëpërmjet mënyrës me të cilën silleni ndaj mjedisit të punës. Keni zgjedhur kohën e duhur për ndryshime të këtilla. Situata është shumë e volitshme. Jeni të kënaqur, sepse e dini dhe e ndieni saktë se në çfarë mënyre do të arrini sukses. Mos provoni të mbroheni për asgjë që keni bërë, por me lehtësi merrni pjesë në punë ekipore. Do të keni më shumë përkrahje seç keni pasur zakonisht.

Shëndeti: Gjendja juaj shëndetësore do të jetë e ndryshueshme. Kujdesuni më shumë për veten.

Dashuria: Nëse nuk keni lidhje dashurie, ju nevojitet një shoqëri e pazakonshme. Nëse ndonjë person tregon interesim për ju, mos e mbiçmoni veten, bëhuni më real, në mënyrë që të mos refuzoheni dhe të mos përjetoni pakënaqësi. Më shumë ju përshtatet personi më i ri se ju… Dorëzojuni kënaqësive dhe spontanisht do të krijoni kontakte dhe njohje të reja. Gjatë bisedave, mos i mbroni me kokëfortësi qëndrimet tuaja, sepse shumë shpejtë munda ta shihni veten të vetmuar. Përpiquni që me atë person të kaloni çaste të bukura, ndërkaq bisedat më serioze lërini për një kohë tjetër. Vetëm kështu mund ta bëni për vete, sepse keni shumë talent për të joshur gjininë e kundërt.

MUND TË JU PËLQEJNË