Dashi
Jeni ne çift? Yjet nuk do arrijnë dot sot ta destabilizojnë atmosferën. Mund te keni ndonjë debat te vogël, po qe do sqarohet sa hap e mbyll sytë. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet ndërkohë qe realiteti nuk do jete aq i bukur sa ata mendonin. Ne planin financiar tregohuni me te organizuar nëse nuk doni qe gjerat te marrin tatëpjetën.

Demi
Pritet qe marrëdhënia ne çift te jete edhe me harmonike gjate kësaj dite. Do e gjeni mënyrën e duhur për t’i kërkuar diçka partnerit tuaj dhe ai nuk do munde t’iu thotë jo. Beqaret do realizojnë një nga takimet me mbresëlënëse te jetës se tyre dhe gjithë rrjedha do iu ndryshoje. me financat priten vështirësi e probleme. Nuk do e ruani dot ekuilibrin.

Binjaket
Dëgjojeni me shume kujdes partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse vetëm ne këtë mënyrë do e rigjeni lumturinë dhe harmoninë ne çift. Beqaret do ja lënë gjithçka kohës dhe nuk do kërkojnë me padurim dike për ta pasur pranë. Financat do jene te qëndrueshme nëse shpenzoni me kujdes dhe maturi, ndërsa po e tepruar do keni vështirësi te mëdha.

Gaforrja
Nen ndikimin pozitiv te Jupiterit, jeta juaj ne çift do jete e mire dhe pa probleme. Do e respektoni mendimin e partnerit dhe shpeshherë do keni te njëjtat ide. Duket se gjerat do fillojnë te ecin si duhet. Beqaret duhet te jeni realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura. Te ardhurat fatmirësisht do kenë përmirësime te ndjeshme.

Luani
Dëgjojini këshillat e yjeve gjate kësaj dite dhe shtojini dozat e fantazisë ne jetën sentimentale. Do ndiheni me mire si ju ashtu edhe ai qe keni ne krah. Beqaret duhet ta lënë veten te lire dhe te joshin atë qe ju pëlqen. Mundësitë do jene te shumta. Financat do kenë përmirësime te jashtëzakonshme fale një ndihme qe do iu japin disa te afërm.

Virgjeresha
Ambienti ne çift do filloje te përmirësohet gjate kësaj dite. Do e keni me te lehte te flisni hapur me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni te gjitha telashet. Beqaret do jene te turpshëm dhe do mbyllen ne vetvete. Po vazhduat kështu nuk keni për te gjetur asnjëherë një partner. Financat do jene te paqëndrueshme dhe here herës delikate. Beni shume kujdes!

Peshorja
Priten përmirësime te mëdha gjate kësaj dite për ata qe janë ne një lidhje. Do tregoheni me te hapur me partnerin dhe do e dëgjoni me kujdes atë. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa fat. Për financat do jete një dite e qëndrueshme dhe pa vështirësi. Do arrini t’i kryeni te gjitha shpenzimet pa pasur asnjë problem.

Akrepi
Jeta ne çift nuk do jete aspak e mire sot. Do debatoni ashpër me partnerin dhe mund te merrni vendime ekstreme. Beqaret nuk duhet t’i ngatërrojnë çështjet sentimentale me ato profesionale sepse do vije një dite qe do bëhen pishman. Perspektivat ne planin financiar do jene te mira. Do e dini sa te shpenzoni qe situata te mos kenë përkeqësime.

Shigjetari
Dite shume e zakonshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdoje te mbetet i njëjtë. Beqaret do e bëjnë me ne fund për vete personin qe pëlqejnë dhe do fillojnë një etape te re ne jetën e tyre. Te ardhurat do jene ne te njëjtën gjendje si disa kohe me pare. tregohuni te matur me investimet e tejskajshme.

Bricjapi
Nëse nuk doni te përballeni me zhgënjime me vone, mos i jepni liri te plote partnerit. Shprehjani ndjenjat, por mos bëni sikur ai është i vetmi qe ekziston mbi rruzullin tokësor. Beqaret do ndihen mire vetëm dhe nuk do e ndiejnë nevojën e dikujt ne krah. Financat nuk do jene shume te mira, por pas disa ditësh priten përmirësime te paimagjinueshme.

Ujori
Dite e këndshme kjo e sotmja për te dashuruarit edhe pse jo te gjitha dëshirat do iu plotësohen. Mundohuni te kënaqeni edhe me pak ndonjëherë. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri, por do jene me fat ne te tjera sektorë. Financat për te gjithë do jene shume te stabilizuara. Përfitoni për te kryer investimet me te domosdoshme.

Peshqit
Marrëdhënia ne çift do jete me intensive dhe me e thelle gjate kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do merrni edhe vendime me rëndësi. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe para se te vendosin çfarë do bëjnë, megjithatë mundësitë qe do iu jepen për takime duhet t’i shfrytëzojnë sot. Financat menaxhojini me sa me shume seriozitet qe te mundeni.

MUND TË JU PËLQEJNË