Çfarë thonë yjet për ju?

Dashi
Dite ideale kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ju plotësohen dëshirat me te zjarrta dhe do ndiheni me fat qe keni pranë dike si partneri juaj. Beqaret do kenë takime, por tekat e shumta do i largojnë menjëherë ata persona. Ne planin financiar do kryeni shpenzime marramendëse dhe situata do jete mjaft delikate. Kujdes!

Demi
Asnjë planet nuk do ketë ndikim te drejtpërdrejte tek jeta juaj ne çift, prandaj gjithçka do varet nga sjellja juaj. Do ndiheni te lumtur nëse toleroni me tepër. Beqaret do kenë disa takime interesante, por ne fokusin e tyre nuk është krijimi shpejt i një lidhjeje. Financat do jene mjaft te ekuilibruara dhe aspak problematike. Ne këtë periudhe festash mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me shume.

Binjaket
Do kenë shume ngjarje me rëndësi gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do ndiheni mire ne çdo moment. Mbrëmja do jete edhe me e zjarrte sesa ka qene. Beqaret do kenë takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Do i përmirësoni shume shpejt te ardhurat dhe do ndiheni te qete.

Gaforrja
Do keni konflikte te zjarrta gjate kësaj dite me personin e zemrës dhe do mërziteni shume për këtë fakt. Ne fakt te dy keni faj dhe duhet ta pranoni këtë sa me pare. Beqaret do kenë një marrëdhënie te ngrohte me personat qe do ju gjenden afër, por nuk pritet asgjë e re ne planin sentimental. Ne planin financiar duhet t’i bëni sytë katër nëse nuk doni probleme.

Luani
Dite shume e qete dhe pa problemin me te vogël kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do keni aspak debate, përkundrazi do kuptoheni me se miri. Dielli do jete planeti qe do ndihmoje beqaret ta gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe me ne fund te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar mos abuzoni me shpenzimet edhe nëse situata është e stabilizuar.

Virgjeresha
Dita e sotme do jete e bukur dhe me emocionuese për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy te gatshëm te provoni gjera te reja dhe te ndërmerrni edhe sakrifica. Beqaret do kenë aventura romantike, mjaft te këndshme, por për fat te keq shume te shkurtra. Ne planin financiar situata nuk do ketë asnjë tronditje dhe ju do ndiheni me te qete.

Peshorja
Nëse nuk bëni tolerime dhe nuk hapni rruge ne jetën tuaj ne çift, situata mund te ndërlikohet jashtë mase sot. Ndikimi i yjeve nuk do jete aspak ne favorin tuaj. Kujdes edhe me xhelozinë! Beqaret do joshin pa fund, por asnjeri nuk do interesohet për ta. Financat nuk do jene aspak shqetësuese, megjithatë mire do jete te mos luani shume me zjarrin sepse do digjeni.

Akrepi
Do ketë zhvillime pozitive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift kështu qe përgatituni edhe për surpriza. Partneri do beje gjithçka qe ka ne dore ne mënyrë qe t’iu beje te lumtur. Beqaret duhet te maten mire para se te bëjnë deklarata te forta dashurie. Merkuri do jete planeti qe do favorizoje te ardhurat. Me pak maturi dhe përkujdesje do arrini ta stabilizoni situatën.

Shigjetari
Plutoni do jete i pozicionuar mire ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do e kaloni shume shpejt fazën delikate ne te cilën ndodheshit dhe do jeni me te qete. Beqaret nuk do e dini as vete se çfarë duan dhe ne këtë mënyrë do qëndrojnë ashtu si janë. Ne planin financiar bëni kujdes te mos hidhni hapa te nxituara te cilat mund t’iu shkatërrojnë.

Bricjapi
Do keni shume komplekse gjate kësaj dite dhe partneri do e ketë te vështirë t’ua plotësojë dëshirat. Do bënit mire te ndryshonit sjellje nëse doni te ndiheni mire. Beqaret do kenë një nga ditët më me fat, gjate se cilës mund te takojnë princin e tyre te kaltër. Ne planin financiar do keni rritje te menjëhershme te të ardhurave. Do mund t’i kryeni edhe investimet e menduara.

Ujori
Nëse lidhja juaj është e forte, dita e sotme do kaloje për mrekulli. Do dini me tepër me partnerin dhe do argëtoheni se bashku. Për ata qe kane pasur vështirësi gjerat nuk do shkojnë ashtu si duhet. Beni kujdes! Beqaret do marrin propozime, por nuk duhet t;’iu besojnë verbërisht te gjithëve. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire te mundshme, prandaj bëni kujdes.

Peshqit
Ka rrezik te ketë probleme serioze gjate kësaj dite për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mos flirtoni me persona te tjerë sepse do e lëndoni pa mase atë qe keni ne krah. Beqaret do kenë një takim gjate ndonjë udhëtimi apo ndonjë vizite diku. Ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur me shpenzimet. Po e tepruar do futeni ne një gjendje delikate.

MUND TË JU PËLQEJNË