Dashi
Gjerat do fillojnë te përmirësohen sot ne jetën tuaj ne çift. Do flisni me shume me partnerin dhe për çdo gjë do mbështeteni tek ai. Beqaret do kenë vetëm mundësi për flirtime dhe asgjë me shume sesa aq. Dashuria e madhe ende nuk pritet te vije ne horizont. Sektori i financave do jete goxha me i qëndrueshëm. Do ndiheni te qete kur te shpenzoni.

Demi
Për pjesën me te madhe te çifteve, Venusi do ketë ndikim pozitiv dhe gjerat do ecin me mire se kurrë me pare. Shfrytëzojeni çdo minute pranë atij qe dashuroni. Beqaret do joshin dhe do flirtojnë me çdo person qe do iu pëlqejë. Do ketë mundësi te mira sot për te filluar edhe histori dashurie serioze. Financat do dobësohen për shkak te disa shpenzimeve te mëdha.

Binjaket
Hëna do i beje çiftet te jene te paqëndrueshëm. As vete nuk do e dine çfarë te kërkojnë kështu qe mire do jete te qëndrojnë ne qetësi e te reflektojnë. Beqaret do kenë shume ëndrra, por ka rrezik qe asnjëra prej tyre te mos realizohet as sot. Ne planin financiar do jeni optimiste dhe do mundoheni te bëni te pamundurën për ta stabilizuar situatën.

Gaforrja
Nëse keni shume kohe me partnerin gjerat do marrin një drejtim edhe me pozitiv gjate kësaj dite. Do kuptoheni edhe me një vështrim dhe do toleroni pa fund. Edhe për beqaret do jete një dite harmonike dhe me shume fat. Ne planin financiar nuk do jete një dite e qete. Do iu duhet maturi dhe shume kujdes me shpenzimet për te mos pasur vështirësi te mëdha.

Luani
Do jeni me tolerante se kurrë sot ne jetën tuaj ne çift dhe gjerat do shkojnë për mrekulli mes jush. Nga ana tjetër do i qëndroni besnik te dashurit edhe pse tundimi do jete i madh për disa persona. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Me financat nuk duhet te luani sepse mund te përballeni me katastrofa te mëdha.

Virgjeresha
Te dashuruarit do vazhdojnë te njëjtën rrjedhe si me pare. Nuk pritet asgjë e veçante apo e jashtëzakonshme gjate kësaj dite. Ka rrezik qe beqaret te dashurohen me personin e gabuar. Ndryshe nga sa mendonin jeta nuk do ketë ndryshime pozitive. Ne planin financiar bëni kujdes. Me gabimin me te vogël situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

Peshorja
Priten përmirësime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Partneri do mundohet me sa te munde t’iu beje te ndiheni mire dhe gjithë kohës do dashuroheni ne mënyrë pasionante. Beqaret duhet te ndërmarrin iniciativa dhe te kërkojnë princin e tyre te kaltër. Financat do jene gjate gjithë kohës te mbrojtura. Nuk do keni tronditje edhe po kryet ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi
Partneri do iu mbaje ne pëllëmbe te dorës gjate kësaj dite dhe do ndiheni me se miri ne krahët e tij. Hera herës do iu duket sikur jeni ne ëndërr dhe kur te zgjoheni gjithçka do mbaroje. Beqaret do fillojnë te flirtojnë me një person te shenjës se binjakeve. Financat do i menaxhoni me se miri dhe nuk pritet asnjë problem sado i vogël.

Shigjetari
Do jeni me shprehës sot ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do mbani asgjë përbrenda. Do ja tregoni partnerit edhe ndjenjat e mira edhe ato te këqijat. Beqaret me shume gjase do qëndrojnë vetëm me miqtë apo familjaret dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Ne planin financiar do iu jepet mundësia te kryeni edhe transaksione te rëndësishme.

Bricjapi
Jeta ne çift do jete disi me e qete se disa dite me pare. Do flisni me tepër me partnerin dhe fale komunikimit te mire do zgjidhni edhe disa probleme te vogla. Beqaret do jene sharmante dhe do marrin ftesa pa fund. Mos i refuzoni te gjitha pa u menduar njëherë. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe edhe sikur situata te jete e qëndrueshme.

Ujori
Do jeni me te përgjegjshëm për veprimet qe do bëni sot ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia mes jush do jete goxha e mire. Nga ana tjetër nuk do lejoni askënd te ndërhyjë tej jeta sentimentale. Beqaret duhet te bëjnë durim dhe te mos nxitohen për te filluar menjëherë një lidhje sepse do lëndohen. Financat do kenë goxha probleme.

Peshqit
Do filloni te bëni projekte afatgjata sot për jetën ne çift dhe do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin. E rëndësishme për ju është qe çdo hap qe te hidhet te jete i mirëmenduar dhe ne favor te te dyve. Beqaret nuk duhet te qahen sepse mundësitë për njohje do jene te pafundme. Ne planin financiar, edhe pse gjendja është e qëndrueshme, duhet te mendoheni mire para se te shpenzoni.

MUND TË JU PËLQEJNË