Familja Jashari gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998 kishte vendosur që tre djem nga tre vëllezërit të shkonin jashtë Kosovës, në rast se serbët arrinin të sulmonin shtëpinë e tyre, tre djem të shpëtonin duke mos qenë fare aty.

Bekim Jashari, djali i heroi Hamzait duke rrëfyer për jetën e tij kishte treguar njëherë se gjyshi i tij Shabani kishte thënë se tre djemtë e tij Rifati, Hamza dhe Ademi, të kishin nga një djalë jashtë Kosovës për çdo rast se shuhet familja në Prekaz nga forcat serbe, dhe ashtu ndodhi. Nga familja Jashari përveç Besartës dhe Bashkimit që shpëtuan në Prekaz, gjallë mbetën edhe Lulëzimi djali i Ademit dhe Bekimi djali i Hamëzait që ishin jashtë Kosovës.

Fatkeqësisht sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 20 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i mbijetoi vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del që mes datës 5-6 mars të largohet nga rrethina dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila pa dhe përjetoi tmerrin derisa vriteshin anëtarët e familjes së saj.

Synimi i forcave , ishte shuarja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po ia bënin regjimit të Sllobodan Milloshevicit

MUND TË JU PËLQEJNË