Valentina Rexhaj tashmë është bërë emër i njohur, kjo për shkak të librit të saj “Beso në fuqinë tënde”, që për një kohë te shkurtër e renditi atë mes shkrimtareve më të lexuara.

Valentina, është motivuese, hipnoterapiste dhe shkrimtare. Ajo, është shumë aktive me këshilla në faqen e saj në Instagram, por ka edhe kanalin e saj në Youtube, ku sjell materiale të ndryshme, shume motivuese për të gjithë.

Valentina Rexhaj cilësohet të jetë hipnoterapistja më e aftë dhe gjithashtu më e afirmuar, që punon edhe me shumë personalitete të njohura, të cilëve u ndihmon në motivim, zhbllokim emocional dhe në shumë segmente të tjera.

Rexhaj, ka mbajtur seminarin e radhes në Romanshorn të Zvicres, me temën “Shpalose potencialin” dhe që konsistonte në rritjen personale rreth arritjes së qellimeve, meditimit dhe shërimit.

Gjatë gjithë seminarit me shumë të pranishëm, është folur edhe rreth fuqisë së vizualizimit , e mes të pranishmëve ishte edhe një person të cilit mjekët i kanë thënë se nuk do të ecë më, por që falë vizualizimit dhe besimit ia ka dalë të ecë sërish.

Valentina Rexhaj, ka folur para të pranishmëve edhe rreth shërimit të depresionit dhe shumë sëmundjeve që lidhen me bllokadat emocionale.

Siç kuptojmë, gjatë seminarit kanë ndodhur edhe pastrime emocionale dhe përmes ushtrimeve të pranishmit kanë pasur rast të pastrohen emocionalisht.

Në faqen e hipnoterapistes në Instagram, po postohen gjatë gjithë kohës përshtypjet e të pranishmëve në këtë semimar. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË