Një grua është hedhur nga kati i tretë i qendrës tregtare të Grand Stores, ku si rezultat ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës, ndërsa Express mëson nga burimet e veta se bëhet fjalë për objektin e qendrës tregtare ‘Grand Store’.

Ahmeti tregon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. Gruaja është hedhur brenda hapësirave të objektit, ende në rrethana të paqarta. Gruaja është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një person (femër) ka renë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente“, konfirmon Ahmeti .

 

MUND TË JU PËLQEJNË