Njohësi i çështjeve politike, Agron Halitaj, ka shkruar se presidenti Thaçi tashmë i ka vetëm dy rrugë: ta shpërndajë Kuvendin ose të tentojë të formojë qeveri të re, por kjo gjithsesi duhet të jetë e Lëvizjes Vetëvendosje.Halitaj thotë se anashkalimi i Vetëvendosjes nuk mund të bëhet sipas Kushtetutës.Shkrimi i plotë i Agron Halitajt:

Presidenti, Hashim Thaçi, paska paralajmëruar se në respektim të Kushtetutës, pa humbur kohë do t’i fillojë konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësinë e krijimit të një qeverie të re të “stabilitetit, unitetit dhe të gjithpërfshirjes”.

Sado bukur që tingëllon kjo, roli i tij është i kufizuar.

Pas rrëzimit të Qeverisë, ai i ka vetëm dy mundësi veprimi: ta shpërndajë Kuvendin me dekret, duke u mbështetur në nenin 82, pika 2 të Kushtetutës, ose, të konsultohet me Lëvizjen Vetëvendosje për një mandatar të ri të për të formuar Qeverinë e re, duke u mbështetur në nenin 95, pika 5 të aktit më të lartit juridik të shtetit.

Nëse përcaktohet për nenin 82, atëherë mund ta shpërndajë Kuvendin në çdo moment- pa u konsultuar me askë.
E nëse e zgjedh nenin 95, obligohet të konsultohet vetëm me LVV-në, si parti fituese e zgjedhjeve të tetorit 2019.

Nëse LVV-së i jepet mundësia për të propozuar një mandatar të ri, atëherë është në vullnetin e saj të përcaktohet për një qeveri gjithëpërfshirëse, ose jo.
Pra si parakusht për krijimin e Qeverisë së Unitetit, është koordinimi President-VV.
Se a është i mundur një koordinim i tillë, e kaluara nuk lë hapësirë për optimizëm.
Sidoqoftë, tashmë jemi bërë lajm/gaz i botës me rastin e rrëzimit të Qeverisë në kohë pandemie dhe asnjë veprim tjetër politik nuk na befason.

MUND TË JU PËLQEJNË