Hoxha Halil Kastrati ka njoftuar se nga data 31 maj do të fillojë ndërtimi i shtëpisë së moshuarve në Komunën e Suharekës.

Objekti do të jetë me një hapësirë prej mbi 12 mijë metër katror dhe kap vlerën e mbi 2 milion eurosh.

Së bashku me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndarjen e parcelës në fshatin Gjinovc.

Në mesazhin e tij hoxhë Halil Krastrati ka falënderuar zotin se po u jep forcë të mos ndalen së ndihmuari njerëzit në nevojë.

MUND TË JU PËLQEJNË