Humanisti i njohur, Halil Kastrati, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Kojshia Show”.

Ai së bashku me prezantuesen e njohur, Edita Doli Muhaxhiri, kanë shpjeguar disa nga programet e tyre humanitare me të cilat po merren së fundmi.

Në një moment, Kastrati është befasuar kur në skenë u shfaq një artist, që do të interpretonte një poezi dedikuar atij.

Bëhet fjalë për monologun e shkruar nga Burhan Bekteshi, i cili ishte gjithashtu prezent në emision dhe u prezantua në fund të recitimit nga aktori Arsim Fazliu nga Tetova.

Halil Kastrati në ato momente u emocionua, teksa edhe lotët ishin të pashmangshëm, kur dëgjonte vargjet e përzgjedhura që i ishin dedikuar.

E përlotur mbeti edhe Edita Doli, e cila është prekur thellë nga ky recitim i poezisë së titulluar “Luani i Shqiptarisë”.

https://youtu.be/rGManKKnwpA

MUND TË JU PËLQEJNË