Haki Abazi i del në mbrojte Vjosa Osmanit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa janë duke rrezikuar shtetesinë dhe marrëdhëniet me shtetet demokratike në botë.

Ai tutje ka thënë se kërcënimi kundrejt Vjosa Osmanit njeriut më të votuar në LDK është kërcënim ndaj votës së lirë. “Mars 1989 u suprimua Kushtetuta e vitit 1974 dhe autonomia e Kosovës me votën e deputetevë dhe nën kërcnimin e gjendjes së jashtëzakonshme.

Mars 1998 u rrezikua ekzistenca e Shqiptarëve nga Serbia. Mars 2020 po rrezikohet rendi demokratik dhe po përmbyset vullneti qytetarë dhe po bëhet grushtshtet. Binomi Thaçi Mustafa janë duke rrezikuar seriozisht shtetesinë dhe mardhënjet me shtetet demokratike në botë. Kërcnimi kundrejt Vjosa Osmanit njeriut më të votuar në LDK është kërcnim ndaj votës së lirë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

MUND TË JU PËLQEJNË