Kosova është ndër vendet më të varfra në rajon, ku papunësia është e madhe, e numri i familjeve skamnore rritet dita ditës, shkruan “Kosovarja”.

Në këtë vend, ka njerëz që vuajnë për kafshatën e gojës, e nuk kanë ku të flenë.

Në “Kosovare”, sjellim historinë e një gruaje që jeton e vetme me fëmijën e saj në një barakë të ndërtuar vetë, e që nuk i plotëson kushtet për asgjë.

Në të ftohtin e marsit, në këto ditë pandemie, kjo grua po përballet me tmerrin e jetesës në këtë vend që një njeri normal e ka të pamundur të mbijetoj.

Rasti vjen nga Klina e epërme e komunës së Skenderajt. Mund të kontaktoni për ndihmë në këtë adresë kontakti.

MUND TË JU PËLQEJNË