Në 1973, një adoleshente Debra McKenna rastësisht la unazën e burrit të saj të ardhshëm në një dyqan në qytetin amerikan të Brunswick Maine.

Por rastësia deshi që ajo ta gjente sërish këtë unazë 47-vite më pas. Ishte një punëtor i cili gjeti në pyjet e Finlandës metalin e varrosur. McKenna, tashmë 63 vjeç, unzën e humbi në Portland kur ishte student në shkollën e mesme Morse.

Unaza, e cila kishte disa shkrime të gdhendura mbi të, i përkiste burrit të ndjerë të zonjës McKenna Shawn, e cila ajo e takonte gjatë shkollës së mesme dhe kolegjit.

Shawn i dha të dashurës së tij McKenna unazën përpara se të nisej për në kolegj, por ajo aksidentalisht e la atë në një dyqan. Ajo tha se unaza ishte harruar kryesisht derisa punëtori e gjeti të varrosur tetë inç nën tokë në Kaarina, një qytet i vogël në Finlandën Jugperëndimore.

Çifti qëndruan të martuar prej 40 vitesh deri sa Shawn vdiq në 2017 pas një beteje gjashtë vjeçare me kancerin.

MUND TË JU PËLQEJNË