Greta Koçi dhe Dani kanë publikuar projektin e tyre të re.

Greta Koçi dhe Dani sapo kanë publikuar projektin me titull “Jeta ime”, të cilin e sollën të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin e këngës u kujdes Eni Koçi, vijën melodike e bëri Jimmy, ndërsa videoklipi është punuar nga BlackFish Entertainment.

Për ndryshe, Dani ka qenë së fundi i ftuar në “Mirage”, ku ka folur më shumë rreth këtij projekti.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Jeta ime”, duet ky mes Greta Koçit dhe Ramadan Krasniqit-Danit. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË