Tashmë është emër i mediatizuar, i ndjekur dhe shumë i dashur.

Vajza që deri dje ishte e panjohur për të gjithë, sot është shndërruar në një yll, duke lënë në hije edhe motrat e saj, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë për Gresa Salihun, të bijën e Shyhretes, emri i së cilës tanimë po gjendet kudo dhe po shkruhen lajme nga më të ndryshmet për të.

Meqë është sezona e dasmave dhe ahengjeve, Gresën e kemi parë të kujdeset për femra të tjera jashtëzakonisht shumë, me një përkushtim të madh.

Krahas kësaj as veten nuk po e len fare keq, meqë edhe vet po merr pjesë në gëzime familjare, duke shkëlqyer ne secilën pjesëmarrje, ashtu sikur këtë herë që bëri dritë me pamjen dhe veshjen e saj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË