Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, risitë nuk po ndalen nga këngëtarët shqiptarë.

Këngë e videoklipe të reja, xhirime për edicione festive, fotosesione të ndryshme, etj, po janë me te rejat e tyre, shkruan “Kosovarja”.

Sigurisht që në këto raste vëmendje të madhe po marrin veshjet e tyre, që realisht po u kushtohet kujdes i veçantë nga ana e këngëtareve.

Edhe këngëtarja e njohur Gresa Behluli ka marrë vëmendje me paraqitjet e saj gjatë xhirimeve për vitin e ri. Ajo në të gjitha rastet u shfaq plotë elegancë.

Mirëpo, krahas lavdatave e komenteve pozitive ajo mori edhe mesazhe e komente tjera në lidhje me një fustan.

“Me kane shkru mesazhe/komente per kete fustan, kishe dizajni i fustanit ka elemente te figurave te iluminatit 😁..une nuk kam ide…, ka shkruar këngëtarja në Instastory.

Ajo realisht është befasuar nga këto mendime teksa ka pyetur ndjekësit: Çka mendoni ju?” /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË