Gresa Behluli konsiderohet si këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun e cila është më e përfolura në mediat rozë, sidomos nga dita kur ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë.

Këngëtarja në fjalë cilësohet edhe si një femër më stil të vacantë, ku me linjat e saj perfekte ajo gjithmonë duket e mrekullueshme, shkruan “Kosovarja”.

Edhe pse ka muaj që është martuar, Gresa të rejat e saj nuk po i shpalos për publikun.

Ajo është pyetur shumë herë nëpër intervista të shumta rreth shtatzanisë mirëpo Gresa nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani.

Por, fotoja e fundit që ka postuar duket sikur Gresa po e fsheh shtatzaninën teksa ka mbuluar barkun e saj me një emoi.

Mbetet të shihet e vërteta në vazhdimësi. /Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË