Në të kaluarën mjekra e meshkujve, mund të paragjykohej, ndërkohë sot konsiderohen me stil meshkujt që kanë mjekët.

Në ditët e sotme, mjekra konsiderohet si një atribut i stilit elegant. Nuk na besoni?

Shikoni në Instagram meshkujt “cool” të rrjeteve sociale. Shumica prej tyre kanë mjekër. Vajzat kanë filluar të pëlqejnë më shumë meshkujt me mjekër. Edhe shkenca e vërteton këtë gjë.

Burrat që rruajnë mjekrat, kalojnë mesatarisht 3350 orë të jetës së tyre në tualet, sipas statistikave. Ndoshta kjo është arsyeja pse mbajtja e mjekrës është bërë një trend vitet e fundit.

Lajmi i mirë është se jo vetëm kursen kohën e një mashkulli, por edhe i tërheq më shumë vajzat.

Sado befasuese mund t’ju duket, gratë mendojnë se burrat me mjekër janë më të pashëm dhe më të sigurt. Vajzave ju duket sikur ata do t’i mbrojnë më shumë në një situatë të rrezikshme.

Në përgjithësi, meshkujt me mjekër janë më tërheqës, jo vetëm për faktin se mjekra është në modë, por ajo konsiderohet një mjet që ekuilibron fytyrat e meshkujve, që ata të duken më mashkullorë.

Meshkujt me mjekër konsideron me seriozë dhe shihen nga vajzat për lidhje më afatgjata. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË