Anita dhe Lola Haradinaj janë ndër femrat më të sukssesshme në vend.

Jo rrallë herë gjenden në kryefaqet e mediave rozë.

Anita dhe Lola Haradinaj, së fundmi morën pjesë në samitin “Global Women” që u mbajt në Londër, ku përveç tyre të pranishme ishin edhe fytyra të tjera të njohura ndërkombëtarisht.

Përkrah saj ishin motra e saj, Lola Haradinaj dhe Meliza Haradinaj, këshilltare politike e kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Në këtë samit, Anita Muçaj është shpërblyer si “Phenomenal Global Women”.

Përveç fotografive që publikuan nga ky event, ato u panë në Londër përkrah Elena Orës, motrës së këngëtares së mirënjohur shqiptare, Rita Ora.

Ishte Anita ajo që publikoi fotografinë me të dhe thuri fjalët më të mira për Elenën.

“Me zemrën time plotë me energji pozitive, dinamike, mbi të gjitha një femër interesante e kreative”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Ndryshe, Elena Ora përveç se është mbështetëse e madhe e Ritës, është edhe menaxhere e saj. Ajo po qëndron për pushime në Mal të Zi, prej nga publikoi fotografi të bukura.

MUND TË JU PËLQEJNË