Gold Ag përmes Instagramit ka përcjellë një mesazh për fansat e tij.

Gold Ag ishte një nga artistët më të angazhuar këtë sezon të verës, brenda këtyre muajve ai ka qenë i angazhuar me koncerte të shumta por nuk i ka lënë anash as projektet muzikore.

Tani pasi që jemi në prag të përfundimit të këtij sezoni veror Ariani (Gold Ag) ka ndarë një shkrim në Instagram me të cilin falënderon fansat e tij.

“Rrugëtuam së bashku dhe u mundova që të sjellë më të mirën për ju gjatë muajit Korrik e Gusht publik i dashur.Mbaruam me të mira këtë sezonë dhe shpresoj që jemi nda të kënaqur si unë poashtu edhe ju.Faleminderit prej zemre krejt atyre që më patën surprizë në familjet e tyre, gëzimi, vallja e kënga na shoqëroi bashk por nganjëherë edhe loti i gëzimit.Kam shumë për të thënë por prap s’mund ta përshkruaj çdo gjë.Lus Zotin të takohemi gjithmonë për gëzime edhe gjatë këtij viti por edhe në vitet në vijim.Falenderoj Zotin dhe juve publik i dashur mbarë shqiptarë.FALEMINDERIT”, ka shkruar Gold Ag në Instagram. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË