Reperi Arian Agushi, i njohur me nofkën Gold Ag është mjaftë i njohur në trojet shqiptare kryesisht për këngët e tij me motive patriotike.

Ai prekë edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me dashurinë e familjen, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë që aktiviteti i tij në rrjetet sociale është i madh, reperi sot ka ndarë një lajm të hidhur me fansat në facebook.

Ai me dhimbje njofton se ka ndërruar jetë gruaja e axhës së tij.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi.

Sot në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë gruaja e mixhës që të gjithë e quanim “NANA”.

Zoti të mëshiroftë nanë e të shpërbleftë me të mirat e tij me Xhenet, që i kërkove gjatë gjithë jetës, me namaz dhe vepra të mira të shumta.Ma bëj’ hallall që nuk erdha me të vizitu e as në vorrim spo mundem të jem afër teje që spaku të shoh për herë të fundit, por prap e di që një ditë do të takohemi në Xhenet me lejen e Zotit.

Nanë faleminderit që na deshe e na ruajte të gjithëve pa dallim, jo rastësisht edhe të gjithë të thërrisnim me një emër të madh NANA ❤️./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË