Të gjitha ata burra që kanë fatin e mirë të bëhen baballarë në Finlandë do të kenë mundësinë e marrjes së lejes së paguar ashtu si edhe nënat.

Qeveria e qendrës së majtë e drejtuar nga kryeministrja Sana Marin ka njoftuar se pushimi i paguar për baballarët e rinj do të shtrihet për një periudhë gati 7-mujore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale Aino-Kaisa Pekonen tha se qëllimi i “reformës rrënjësore” ishte të përmirësonte barazinë gjinore dhe të rritë nivelin e lindjes, e cila është në rënie.

Në një periudhë nga 2010 deri në 2018 numri i lindjeve në Finlandë ra me një të pestën.

Pekonen tha se vende të tjera si Suedia dhe Islanda kishin parë rritje të nivelit të lindjeve pasi ofruan më shumë pushime për baballarët.

Pak ditë më parë kryeministrja Sanna Marin propozoi shkurtimin e javës së punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Dhe e gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash.

MUND TË JU PËLQEJNË